Në sytë e C.Ronaldo i cili për herë të parë rikthehet në “Bernabeu” pas lamtumirës dy vite më parë, Real Madrid fiton “El Clasico” e 180 në historinë e La Liga. Beteja epike mes dy klubeve më të famshme të futbollit spanjoll ka humbur pak nga shkëlqimi i dikurshëm por sërish mbetet një sfidë që prodhon emocione, spektakël. Zidane fiton duelin me debutuesin Setien duke i rrëmbyer kreun Barcelonës, plus një pikë.

Kjo ishte një sfidë me dy tablo, një pjesë e parë e dominuar nga Messi me shokë por Courtois ishte në një mbrëmje fantastike duke i mohuar Barçës dy gola të sigurt, fillimisht me Arthur e më pas me Messin. Në fraksionin e dytë, Real Madrid mori frenat e lojës, Ter Stegen mbajti “blaugranët” në lojë duke i mohuar golin Iscos por ishte i pafat në golin e Vincius ku devijimi i Pique rezultoi fatal.

Vincus
Vincus

Në shtesë goli i Mariano Diaz sigloi shifrat përfundimtare në 2-0, një sukses që për Zidane ishte i merituar: “E meritonim fitoren për atë që dhamë, si në fazën ofensive ashtu dhe në atë difensive. Janë tre pikë shumë të rëndësishme pas një javë të komplikuar. Duhet të vazhdojmë të luftojmë deri në fund”, theksoi Zidane. Quique Setien debuton me humbje në “El Clasico” por është realist kur thekson se Reali e meritoi fitoren. Setien foli dhe për Messin i cili në këtë sfidë nuk arriti të linte gjurmë:

Mesi
Mesi

“Nuk kemi vetëm Leon, pavarësisht se ai është shumë i rëndësishëm. Nuk duhet të presim gjithnjë vetëm nga ai, lojtarët e tjerë gjithashtu duhet të përfshihen”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb