Ai mund të konsiderohet si vendi më horror me të cilin janë përballur zjarrfikësit gjatë këtyre ditëve të tmerrit në periferi të Athinës, pasi në një tavernë u gjetën të djegur 26 persona. Bëhet fjalë për një lokal të quajtur “Argyri” në fshatin bregdetar Mati. Pikërisht në këtë vend 26 persona patën fundin tragjikr, pasi u përpinë nga flakët gjigande.

“Protothema” ka qenë pikërisht në vendin e tmerrit, ku gjurmët janë ende të dukshme, ndërsa duken ende ndonjë send që ka ngelur  në vendin e ngjarjes. Njerëz të tmerruar, nëna me fëmijë dhe baballarët që iknin për t’i shpëtuar flakëve, por nuk mundën tia dilnin.

Siç shkruan media greke, ata u bllokuan nga një shkëmb, nga ku  shihje edhe detin, ndërsa ishte e pamundur që të hidheshin prej aty. Ndërkohë, zjarri u ndihmua edhe më shumë nga depozitat e gazit që gjendeshin në tavernë, duke bërë të pamundur shuarjen e flakëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: