TIRANE- Të vendosur para selisë së Kuvendit mijëra protestues të ardhur nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë kanë dalë në mbështetje të PD dhe LSI të cilat protestojnë sot kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përkohshëm.

Me lot në sy shfaqet edhe një nënë nga Mallkastra, e cila thotë se ka ardhur të protestojë për shkas se po mashtrohet nga politikanët.

“Po më mashtron Edi Rama. Ai po na mashtron me Habilajt, ai tallet me mua. Nuk i njoh po ai po na mashtron, unë jam një nënë me fëmijë jetimë. Mua më kanë ndihmuar Sali Berisha e Moisiu. Të marrë fund qeveria e Ramës dhe Tahirit. Dua të drejtat e mia jam nënë shqiptare. Të largohet një sahat e më parë”,- thotë ajo duke qarë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb