Pamjet që shihni janë nga vendi i ngjarjes ku ndodhi tragjedia në Vlorë, ku një nënë është hedhur nga pallati bashkë me fëmijën e saj të mitur,  duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja ndodhi në lagjen Pavarësia të qytetit bregdetar.

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet nga vendi i ngjarjes ku shumë dëshmitarë kanë parë skenën horror.

Mësohet se gruaja, e identifikuar me emrin Pamela Mërtiri, është hedhur nga kati i pestë i një pallati. Sipas dëshmitarëve, gruaja nuk jetonte në këtë pallat. Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë gruan që të ndërmerrte këtë akt ekstrem.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb