Pa shumë zhurmë e pa deklarata të bujshme, Teuta vijon e qetë rrugëtimin e tyre drejtë një tjetër sezoni ku minimalisht pretendojnë “zonën euro”. Ndryshe nga një vit më parë ku titulli ishte më shumë një dëshirë apo një objektiv i thënë nën zë, Teuta nuk kërkon të fshihet më, titulli nuk është i pamundur duke parë që as rivalët e tyre nuk po bëjnë më mirë dhe diferencat ndërmjet ekipeve janë shumë të vogla.

Teuta1
Teuta1

Në 8-të javë kampionat, Teuta ka ditur ti marrë maksimumin, me meritë ndodhen në vendin e parë teksa kanë gabuar më pak se kundërshtarët dhe kanë mbrojtjen më të mirë me vetëm 3 gola të pësuar.

Problemi më i madh mbetet finalizimi, ekipit të Bledi Shkëmbit sot më shumë se kurrë i mungon njeriu gol, kjo u pa qartë edhe përballë Flamurtarit ku krijuan shumë raste për shënim por vetëm një “magji” e Sherif Kallakut i dhuroi 3 pikët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb