Interi ka pësuar një disfatë të hidhur në miqësore ndaj Villareal me shifrat 2-4, ndeshje kjo e luajtur në Stadio Adriatico – Giovanni Cornaçhia të Pescara.

Në minutën e 29-të, një goditje e bukur e Pedrazës me të majtën mposht Handanovic.

Goli i barazimit vjen nga Lukaku. Sulmuesi belg gjuan saktë me kokë, në minutën e 36-të.

Prapavija e nënkampionëve të Italisë do shfaqte mjaft probleme dhe do çahej sërish brenda pjesës së parë. Një top i mirë për Coquelin, që me një goditje tokazi nuk fal.

Pjesa e dytë do niste në mënyrë perfektë për “Nëndetësen e verdhë”, me Pedrazën që sërish “përshendet rrjetën”.

Edhe pse nuk është një sulmuesi, Danilo D’Ambrosio harron rolin e mbrojtësit për një moment, duke i ardhur në ndihmë skuadrës në minutën e 66-të. Goli i tij rihapi sërish llogaritë.

Titullar në këtë sfidë për ekipin e Inzaghit ishte edhe Kristjan Asllani, trajneri Inzaghi sërish i besoi atij çelësat e mesit të fushës, por për fat të keq nuk dha ndonjë efekt në lojë.

Minuta e 81-të do shuante një herë e mirë shpresat e zikaltërve për të marrë qoftë një barazim nga ky takim. Villareal “tundi rrjetën” për herë të katërt me Jackson në fund.

Inter tashmë duhet të fokusohet në fillimin e kampionatit, që fillon pas pak ditësh.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: