Newcastle ka mundur 2-0 Manchester United në St. James’ Park (Newcastle), në sfidën e Premier League.

“Qymyrxhinjtë” insistuan në pjesën e parë, por nuk e gjetën dot golin. Vendasit mund të festonin në minutën e 65-të pas golit të Willock. Wilson do i jepte qetësinë skuadrës së tij, duke dyfishuar shifrat në fundin e takimit.

Me këtë rezultat, skuadra e Hoëe renditet në vendin e 3-të me 50 pikë, po aq pikë sa kanë djemtë e Ten Hag në vendin e katërt.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb