TIRANË

Është përcjellë për në banesën e fundit, bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha që u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 99-vjeçare.

Ceremonia mortore nga familja është mbajtur sot, ku ka qenë të pranishëm të afërm të familejs Hoxha dhe miq, por ka rënë në sy mungesa e djalit të vogël të saj Sokolit.

Kujtojmë se mes bashkëshortes së tij Liljana dhe nënës Nexhmije ka pasur përplasje dhe marrëdhëniet e tyre kanë qenë të shkëputura prej kohësh. Nexhmije Hoxha u nda nga jeta dje në banesën e saj në Laprakë për shkaqe natyrale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb