Humbja pas goditjes së 11-metërshave në finalen e Kupës së Francës ishte një dështim i vërtetë për Paris SG. Zhgënjimi ishte i dukshëm te futbollistët e skuadrës pariziene, por edhe tifozëve në tribuna që prisnin suksesin e yjeve të tyre.

Por, kur lojtarët po ngjiteshin në tribunën VIP për të marrë medaljet është shënuan një episode që konfirmon acarimin e futbollistëve të Paris SG. Neymar mbi të gjithë. Sulmuesi brazilian në fillim është kapur me fjalë me një tifoz, ndërsa më pas e ka goditur atë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: