Menjëherë sapo kanë mbërritur lojtarët e Romës në Tiranë, i janë drejtuar stadiumit Air Albania. Siç shihet në video, futbollistët kanë  shkelur në barin e “Arenës Kombëtare”. Abraham me shokë duken tejet kurioz pas daljes nga tuneli, sakaq mes tyre është edhe trajneri Mourinho.

 

 

 

 

 

Roma do të sfidojë Feynoord nesër në Tiranë, me takimin që fillon në orën 21.00 (Finalja, Conference League). Kujtojmë që të dyja skuadrat, gjithashtu edhe tifozët, kanë mbërritur tanimë në vendin tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb