Momentet e sikletshme para konferencave dhe mikrofonit kanë ngritur siparin e rubrikës argëtuese në News24, në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa. Kryebashkiaku Erion Veliaj, ngatërron vendin por pastaj duket shumë i përqendruar tek folësi.

Spartak Ngjela në inaugurimin e librit të tij, nuk harron të kujdeset për look-un. Kamera e kap duke rregulluar flokët me dorë.

Atletet e bardha me vija të kuqe të kryeministrit shqiptar, që bënë bujë të madhe nuk kishin se si të mungonin në përmbledhjen gazmore të politikës së një jave, shkruan “BalkanWeb”. Po ashtu edhe batutat e tij me Nard Ndokën dhe ata që e shoqëronin në takimin me banorët.

Takimet që kanë nisur deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit kanë momentet e tyre zbavitëse. Niko Peleshi zotohet se nuk është para banorëve për të bërë një ‘kukuxa’ (kukafshehti)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: