Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Gabriel Escobar, më 7 shtator do të marrë detyrën e Zëvendësndihmës Sekretarit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit.

Kështu kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Ambasada e SHBA-së në Beograd. Ai po ashtu do të jetë edhe i dërguari i ri i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Escobar do të zëvendësojë në këtë post Matthew Palmerin. Çfarë do të thotë ky post, pse është i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe me cilat sfida do të përballet Escobar?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: