Ferencvaros ka eleminuar Dinamo Zagrebin dhe ka bërë hapin e madh drejt Play-Off të Champions League.

Protagonist absolut i ndeshjes ishte sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni që shënoi një autogol dhe më pas golin e kualifikimit.

Hungarezët që e luanin ndeshjen në shtëpi, kaluan në avantazh fillimisht. Por më pas Myrto Uzuni gabimisht gjatë një goditje nga këndi devijoi portën drejt portës së skuadrës së tij.

Në pjesën e dytë beratasi përfitoi nga një kundërsulm duke i shpëtuar mbulimit të kroatëve dhe çoi topin drejt rrjetës.

Pas golit, ai tentoi të heqë bluzën por më pas e bëri festimin më simbolike, me shqiponjë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb