Ish-deputeti dhe shefi i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, publikon një video në ‘Facebook’ me deklarata të Edi Ramës, që sipas tij, tregon se si kryeministri po kopjon programin e PD.

Mes të tjerash, Teliti shkruan se Rama është ai që për 7 vjet ka shkelur mbi mundin dhe djersën e shqiptarëve të ndershëm që punojnë çdo ditë.

“Iku kasa bashkë me inspektorët! Po për çfarë do i duhen tani kasat e tenderuara? Thjesht për të mbush xhepat me vjedhjen e radhës! Sa për biznesin e vogël, atë e ka shkatërruar totalisht! KUJDES! Kjo është fytyra e gënjeshtarit kronik! Ky është ai që për 7 vjet ka shkelur mbi mundin dhe djersën e shqiptarëve të ndershëm që punojnë çdo ditë. Koha ta largojmë të keqen po afron!”, shkruan Teliti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb