Atletico Madrid del me tre pikë nga Sevilla. Ekipi i drejtuar nga Simeone ka fituar 0-2, në një transfertë të vështirë si ajo e Estadio Ramón Sánchez Pizjuán.

Nga një gol për secilën pjesë mjaftoi për miqtë, për të marrë këtë triumf me vlerë. Llorente hapi llogaritë e takimit në minutën e 29-të, goli i sigurisë erdhi nga Morata në të 57-tën.

Los Colchoneros renditen në vendin e pestë me 13 pikë. Ndeshja e radhës është në shtëpi ndaj Gironës.Sevilla e Lopeteguit e sheh veten në pozicionin e 16-të, me 5 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: