Real Madrid ka barazuar 1-1 në shtëpi me Atletico Madrid, në La Liga.

Los Blancos japin sinjale të qarta në minutën e 18-të, por Karim Benzema nuk gjen dot portën. Pak më vonë, radhën e pati Ceballos, sërish pa rezultat dhe sërish jashtë porte.

Në minutë ne 64-t, Los Colchoneros mbeten me një lojtar më pak. Correa tradhton skuadrën e Simeones, pasi goditi me bërryl Rudiger-in dhe nuk pati dyshime për ngjyrën e kartonit: I kuq. Atletico nuk u demoralizua, madje gjeti golin e avantazhin me Gimenez. Barazimi do vinte nga 18 vjeçari Rodriguez, në fund.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb