Atletico Madrid po luan ndeshjen e javës së 18 në “La Liga” kundër Getafes ku po udhëheq me rezultatin 2-0.

Nga minuta e parë ishte edhe sulmuesi i disponueshëm për të luajtur që nga janari, Diego Costa, i cili është bërë protagonist absolut i takimit. Në minutën e 62-ë, sulmuesi i Spanjës me origjinë nga Brazili ndëshkohet me të verdhë, ndërsa në të 68-n shënon golin e dytë duke dyfishuar rezultatin.

Por ky gol i kushtoi shumë 28-vjeçarit pasi zgjodhi ta festonte me tifozët. Një veprim i ndëshkueshëm ky që nuk u fal nga gjyqtari i cili e përjashtoi nga loja me kartonin e dytë të verdhë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb