Napoli do të luajë të dielën në orën 20:45 betejën e jetës kundër Juventusit në Torino që do të përcaktojë shumë për titullin kampion në “Seria A”.

Skuadra e Sarri-t, duke parë se në ndeshjet e fundit Juventusi ka pësuar dy gola me ‘roveshiatë’, si në sfidën kundër Realit në “Champions” ashtu edhe ndaj Crotone-s në kampionat, është përgatitur për ta ndëshkuar zonjën e vjetër në këtë formë.

Në seancën e fundit të stërvitjes duke filluar nga portieri Reina e deri te Insigne janë stërvitur për të realizuar me ‘roveshiatë’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb