Një tjetër operacion kundër drogës është finalizuar nga policia serbe.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 300 kg marijuanë në Tërnovec të Madh. Lënda narkotike vinte nga Shqipëria në drejtim të Serbisë.

Anëtarët e Shërbimit Kundër Drogës në Serbi në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë në Nish, bëjnë me dije se nga ky operacion janë arrestuar pesë persona.

Përkatësisht sipas mediave serbe në pranga kanë rënë : EN (1972), MA (1987), FL (1993), BS (1982) dhe AT (1953).

Gjatë kontrollit u gjetën 87 pako me marijuanë, të përgatitura për shitje të mëtejshme.

Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe më pas do të dërgohen në prokurorinë kompetente brenda afatit ligjor.

185794 Droga Orig

185795 Mup1 Orig

185797 Mup2 F

‘Sot kam biseduar me pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Shërbimi Kundër Drogës të cilët kanë ndërprerë një tjetër zinxhir të kontrabandës së marijuanës , nga Shqipëria në Serbi. U sekuestruan 300 kg të kësaj droge në territorin e Tërnovecit të Madh’, ka thënë ndër të tej ministri serb Vulin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: