Mediat kosovare vijojnë të kujtojnë edhe sot tmerret e luftës me foto dhe video. Një prej tyre poston një video ku dëshmohet sesi serbët në vitin 1998 mësynin në fshatrat shqiptare dhe digjnin, plaçkitnin dhe vrisnin.

Ja një video ku shihen pesë anëtarë të forcave policore serbe duke plaçkitur shtëpi të ndryshme shqiptare në fshatin Mihalic të komunës së Vushtrrisë, ndërsa disa prej tyre edhe i dogjën.

Dëshmitar i këtyre krimeve ishte televizioni ITN, i cili ka pasqyruar gjithçka që ka ndodhur në këtë fshat, ku supozohet se janë vrarë edhe disa civilë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: