Teksa lëvizja e automjeteve është pezulluar për shkak të masave kundër COVID-19, ka bërë që 13 shtetas shqiptarë, të cilët kanë ardhur nga Mali i Zi, kanë ecur në këmbë nga Tuzi, drejt Shkodrës. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se këta shtetas pasi priten për më shumë se 4 orë të bllokuar në Shkodër, pasi nuk kishte mjete për transport, një drejtues i një furgoni doli vullnetarë për t’i transportuar ata në Durrës dhe Tiranë.

Pasi mori autorizimin nga policia, 13 personat e bllokuar në Shkodër, tashmë do të jenë pranë familjeve të tyre. Nikshqi raporton për ‘BW’ se ata kishin 2 javë që punonin në Tuz por pas situatës së koronavirusit atje, i është kërkuar të largohen nga vendi, ndërkohë që ky vend është në karantinë për shkak të 15 rasteve që rezultuan pozitivë.

Ndërkohe në kufi janë testuar nga stafi mjekësor dhe kanë marre një autorizim që deklaron se janë të pastër nga COVID-19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb