TIRANË

Një nga lagjet ku është ndier më shumë shtetrrethimi dhe masa më e re e qeverisë është ish- Blloku.

Një lagje e njohur për lëvizjen e shumtë, zhurmën e të rinjve, jetën e natës sot I ngjan një lagje fantazmë.

Asnjë i ri apo qytetar nuk lejohet të lëvizë as në këmbë pas orës 18:00 jo vetëm në ish- Bllok por edhe në gjithë Shqipëria.

Në videon e operatorit të News24 Ervin Daja dallohet se masat drastike të qeverisë për të luftuar koronavirusin kanë zbrazur ish- Bllokun.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb