Southampton u mund 2-0 në transfertë sonte nga Burnley, në takimin e vlefshëm për Premier League. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 12-të me Roberts, pas një goditje fantastike të tij, e cila nuk ndalet dot nga portieri.

 

Goli i dytë vjen nga Collins. Ai tregohet i saktë me kokë, pas një krosimi të Broënhill.

Armando Broja vijon të tregojë se është në një formë të dobët. Sulmuesi shqiptar shtyn sërish takimin me golin, teksa për të fundit herë ka “përshendetur” rrjetën në mars. Trajneri Hassenhuttl e aktivizoi titullar, shpresa ishte e madhe që do vinte zhbllokimi, por nuk ndodhi kështu.

Southampton do përballet në takimin tjetër me Brighton, po në transfertë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb