Kunati i vëllezërve Çalliku, Hasan Çukali ka zbuluar për gazetaren Klodjana Haxhiaj se ata ruanin pronën e tyre në Xhafzotaj të Shijakut, arën me misër pasi disa ditë më parë i kishin hyrë dhe i vodhën.

Sipas tij vëllezërit nuk kishin asnjë konflikt teksa i biri i gjeti të plagosur në arën me misër.

”Nuk kishin konflikte. Ruanin pronën e vet, shtëpinë e vet. Kanë hyrë njerëz të marrin misër. Kanë dëgjuar zhurmë kanë dalë. Nuk e dimë ngjarjen. S’dimë asnjë lloj informacion. I biri i gjetin në arrë të misrit”- tha Hasan Çukali .

Ndërkohë një e afërme tjetër ka konfirmuar se vëllezërve çalliku disa ditë më parë u vodhën misrin në pronë dhe ata detyroheshin të ruanin arën e tyre.

”Viktimat vajtën të ruanin pronën, vendin e punës se para disa ditësh i kishin vjedhur misrin. Djali i gjeti. Vajti se u vonua i ati. I gjeti të therrur. I mori në kurriz e i çoi në spital. Punojnë si qeni me djersën e ballit. ”- tha Tatjana Skufi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb