Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur këtë fundjavë në Kosovë gjatë ndeshjes së Superligës mes Besës së Pejës dhe Prishtinës, e përfunduar me rezultatin 1-2.

Mbrojtësi i Prishtinës, Liridon Leci, është arrestuar nga forcat e rendit gjatë zhvillimit të takimit dhe është vendosur të mbahet 48 orë në paraburgim.


Leci ishte ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 52-të të takimit dhe ishte duke e ndjekur pjesën e mbetur të lojës nga tribuna. Në minutën e 90 portieri i Prishtinës, Alban Muqiqi, u dëmtua dhe Leci u fut në fushë për të parë gjendjen e tij nga afër. Në këtë moment policët e kanë larguar mbrojtësin sërish drejt tribunës dhe mes tyre janë shkëmbyer disa fjalë.

Pas fjalëve të shkëmbyera, policët kanë reaguar ashpër ndaj Lecit dhe e kanë arrestuar duke e shoqëruar për në komisariat.

Klubi i Prishtinës ka reaguar në faqen zyrtare në Facebook duke e dënuar këtë akt të policisë.
prishtina-fb-470x622

Reagimi i plotë i Prishtinës

“48 orë paraburgin per Liridon Lecin arrest!!!!

Liridon Leci i lidhur nga policia i derguar ne stacion, skuadra ne pritje para stacionit!!!!

Liridon Leci ishte ndeshkuar me karton te kuq dhe ishte ne tribuna. Ne minuten e 90te lendohet portieri Alban Muqiqi deri sa ndeshja ishte nderpre ne fushen e Beses (ishte faulluar Khalid), dhe nga lendini i rende i portierit Muqiqi (gjendet ne spital) vrapon edhe Leci deri pas golit. Kurse policia duke mos e ditur asnje lloj kompetence tenton te largoj Lecin edhe nga tribuna meqe rast sulmohet dhe ngrehet zhag nga policia. Por, pas perfundimit te ndeshjes, Leci provon te kerkonte falje, por mllefi i policise nuk kishte kaluar edhe e arreston e dergon ne stacion ku edhe eshte ne pritje skuadra. Policia nuk ka kompetenca te intervenimit, pos ne raste kur ka sulm fizik ndaj gjyqtarit ose kur ka perleshje masive ndermjet futbollisteve. Me pavetedije te plote profesionale, policia ka vepruar dhe vazhdon jashte cdo ingerence te mbaj ne stacionin policor futbollistin tone.”/panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb