Tifozët nigerian nuk e kanë pritur mirë mungesën e kualifikimit për në Botërorin e Katar.

Menjëherë pasi gjyqtari i takimit i dha fund sfidës me Ganën, e përfunduar në barazim 1-1, me qindra tifozë u futën në fushë duke shkatërruar gjithçka i doli përpara, pankinat, stolat, bandierat ndarëse etj, duke shkaktuar një kaos të vërtetë.

Situata ishte e vështirë për tu menaxhuar edhe nga forcat e rendit të cilët u detyruan të përdorin gaz lotsjellës për të larguar tifozët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: