IKMT ka filluar aksionin në Valias të Kamzës për të shembur 12 pallate të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, dhe për më tepër të pabanueshëm dhe të rrezikshëm për banorët.

5 pallate 2 katësh, 6 pallate 3 katësh dhe një pallat 4 katësh janë programuar për t’u shembur.

IKMT thotë se ky aksion do i hapë rrugë ndërtimit të objekteve të reja për banorët e prekur.

 

STATUSI NGA IKMT

Të dëmtuar nga tërmeti, IKMT, prish 12 pallate në Valias

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në Valias, ku do të prishen 12 ish pallate banimi. Ndërtesat janë shpallur të pabanueshme dhe të rrezikshme për banorët, pas tërmetit të 26 nëntorit vitin e kaluar. Janë 5 pallate 2 katësh, 6 pallate 3 katësh dhe një pallat 4 katësh që do të prishen nga IKMT, për t’i hapur rrugë ndërtimit të objekteve të reja për banorët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb