Partizani i është kthyer sot përgatitjeve për sezonin e ri me një risi të madhe. Në pankinën e të kuqve nuk është më Dritan Mehmeti, por italiani Xhovani Kolela.

Trajneri shqiptar është shkarkuar gjatë ditës së martë nga drejtimi i të kuqve, të cilët kanë gjetur menjëherë akordin me Kolelën, duke e emëruar pas 24 orësh në pankinën e tyre. Sot, italiani ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar, ka firmosur kontratën dhe nuk ka humbur kohë për t’iu përveshur punës.

Ai ka drejtuar seancën stërvitore të pasdites së të kuqve në kompleksin e Partizanit, duke parë gjendjen e lojtarëve të ekipit kryeqytetas pak ditë para fillimit të sezonit të ri. Tashmë Kolela do të nisë punën për të njohur sa më shpejt futbollistët dhe për të përgatitur një formacion i cili të jetë menjëherë konkurrues, që në javët e para të Superiores.PanoramaSport

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: