Kurrë më parë stadiumi “Air Albania” nuk ka pasur kaq shumë ngjyra, kurrë më parë nuk ka qenë kryefjala e futbollit evropian.
Tifozët e Romës dhe ata të Feyenoord kanë nisur të futen në stadium, sigurisht nuk mungojnë as tifozët neutral, tifozët shqiptarë, të cilët janë afro 7 mijë të pranishëm.
Të gjithë presin me padurim për të përjetuar këtë finale historike për UEFA-n pasi Conference League është një risi absolute, për më tepër në Tiranë, që gjithashtu pret për herë të parë një finale evropiane.
(BalkanWeb)