Kur thua “sipërmarrje” mendja të shkon të një projekt i madh, që ka shumë fitime. Por jo gjithmonë fitimi i madh përcakton rëndësinë e një projekti. Të jesh 19 vjeç dhe të arrish të fitosh para duke bërë biznes, është një garanci që nesër mund të arrish shumë larg. Arlinda Doçi është një prej biznesmeneve premtuese të së ardhmes.

Së bashku me bashkëpunëtorin e saj Xhulio Shkoza, Arlinda u sugjeron të rinjve të mos presin për të konkretizuar idetë e tyre. Ajo thotë se tani është koha e duhur për të provuar dhe dështuar.

“Nëse të rinjtë duan ta nisin sipërmarrjen, është koha që të dështojnë tani. Është një batutë që e bëja gjithmonë me shoqen time kur ishim pjesë e një programi për sipërmarrjen. Më thoshte, “më thotë gjithmonë babi, nëse do ta nisësh një projekt tani dhe do dështosh, nuk ka problem sepse kur të martohesh dhe të kesh kalamanj nuk ndryshon dot as kanalin e televizorit, sepse pultin e televizorit e kanë fëmijët. Në sensin që kur krijon familje është shumë e vështirë që të përfshihesh në sipërmarrje, qoftë për gratë ashtu dhe për burrat”, thotë Arlinda.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: