Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është pritur në një takim nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

Pavarësisht motit të keq, ku nuk munguan as reshjet e borës, Vuçiç iu realizua një pritje madhështore, në Turqi, ku fillimisht u realizua parada me kuaj për të vijuar më tej në takimet zyrtare.

Vuçiç shprehet se pas bisedimeve me homologun turk u dakorduan se ruajtja e paqes dhe stabilitetit janë të rëndësishme për të dy vendet.

‘Është e rëndësishme që ne të kemi marrëdhënie të qëndrueshme, të mira dhe miqësore’, është shprehur Vuçiç duke shtuar se gjatë këtij takim fokusi ishte edhe tek investitorët turq , duke theksuar se vëmendje të madhe morën çështjet kyçe rajonale.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u nënshkruan edhe disa dokumente të rëndësishme për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Serbisë dhe Turqisë.

Kujtojmë se një ditë më parë, presidenti turk zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri ku u prit fillimisht në Rinas nga kryeministri Edi Rama për të vijuar me tej me ceremoninë e dorëzimit të banesave për familjarët e dëmtuar nga tërmeti i nëntorit në 2019, ndërtuar nga qeveria turke.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb