TIRANË

Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në këto momente në stadiumin e ri  të Kombëtares së Shqipërisë për inaugurimin e impiantit të ri sportiv “Air Albania Stadium”.

Shefi i qeverisë është i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i tij i vogël Zaho.

“PLOT ME KUQEZINJ AIR ALBANIA STADIUM?? – Një ditë që mbetet në histori për sportin shqiptar”-shkruan kryeministri.

Në fjalën e tij kryeminstri Rama theksoi se mezi e ka pritur këtë moment historik.

“Një ditë që mbetet në histori për sportin shqiptar. E kam pritur këtë moment prej shumë e shumë vitesh, e kam ëndërruar gjatë që shqiptarët nuk do të hynin më në një nevojtore futbolli për të mbështetur kombëtaren. Ky privilegj i madh nuk  do ishte bërë i mundur pa disa të tjerë”-tha kryeministri Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: