Max Allegri ka një arsye të fortë për të buzëqeshur. Në Torino, në orët e vona të mbrëmjes se djeshme zbarkoi Angel Di Maria, anësori argjentinas, njeriu asisit, i kërkuar me insistim nga trajneri i Juves.

Ish sulmuesi i PSG vjen falas, ndërsa këtë të premte, në orët e para, ndodhet në JMedical ku po i nënshtrohet vizitave mjekësore. Di Maria do të firmos më pas një kontratë 1 vjeçare nga ku do të përfitojë 7 milionë euro në sezon.

Ndryshe nga se e fol, në kontratën e firmosur, nuk ka opsion për të rinovuar edhe për një tjetër vit pasi Di Maria do të rikthehet në Argjentinë pas një viti për të firmosur me Rosario Central.

Me argjentinasin duket se faza ofensive e Juves është e kompletuar, tani kërkohet vetëm një zëvendësues për Vlahovic. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit po kujdesen të sistemojnë De Ligt. Bayern është gjithnjë e më pranë holandezit pasi gjermanët kanë rritur ofertën, tashmë shkojnë në 80 milionë euro plus10 të tjera bonuse, shifër që thyen konkurrencën e Chelsea dhe kënaq drejtuesit e Juves.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb