Lazio ka triumfuar 0-1 në derbin e kryeqytetit ndaj Romës. Një gafë e skuadrës së Mourinhos do i kushtonte shumë atyre në minutën e 29-të, teksa nga gabimi përfitoi Felipe Anderson.

Pjesa e dytë u luajt pothuajse në një portë, me Romën që ushtroi presion të vazhdueshëm. Lacialët mbrojtën mirë rezultatin deri në fund, në një sfidë që zgjati pothuajse 100 minuta.

Në stol gjatë gjithë “betejës” ishte Marash Kumbulla, ndërsa në krahun tjetër Elseid Hysaj u aktivizua gjatë takimit. Lazio mban pozitën e 3-të, ndërsa kundërshtarët e qytetit janë në vendin e pestë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb