Një gol për rekord është regjistruar në kampionatin e moshave U-15 në Portugali. Skuadra e Sportingut të Lisbonës mori një dhuratë të vërtetë nga rivalët, duke kaluar në epërsi pas vetëm 13 sekondash lojë dhe pa e prekur asnjëherë topin.

Duket e çuditëshme, por në të vërtetë, miqtë nisën të parët topin dhe në përpjekje për ta qarkulluar sa më shumë atë e dërguan te portieri. Por gafa e këtij të fundit i kushtoi atyre një gol me të vërtetë “qesharak”. Video po shpërndahet me shpejtësi në media, teksa po bën xhiron e botës edhe në rrjetet sociale.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb