Man.City vërtetoi që në start se janë ata ekipi për tu mundur: 2 ndeshje 6 pikë të plota, 6 gola të shënuar asnjë i pësuar. Ekipi i Pep Guardiolës ka një forcë goditëse shpërthyese, ishin dhe të tillë edhe një vit më parë, por afrimi i Haaland i bën edhe më të frikshëm.

Pavarësisht këtij perceptimi, “bomberi” norvegjez mbylli ndeshjen kundër Bournemouth pa shënuar, u mjaftua vetëm me një asist të pastër për Gyndogan që hapi serinë e golave.

De Bruyne me një goditje fantastike dyfishojë shifrat, ndërsa në minutën e 37-të belgu dhuroi një asist për Foden që dërgoi rezultatin në 3-0. Në pjesën e dytë një autogol i miqve dërgoi shifrat në 4-0. Pas vetëm dy ndeshjes, City merr menjëherë kreun i ndjekur nga Arsenal.

“Topçinjtë” i bëjnë një start perfekt këtij sezoni, dy ndeshje 6 pikë. Të shtunën thyen me “poker” golash Leicester. Jesus ishte njeriu i ndeshjes, autor i një dopjete brenda pjesës së parë. Në fraksionin e dytë “dhelprat” ngushtuan shifrat në 2-1 falë një autogoli përpara se Granit Xhaka të dërgonte rezultatin në 3-1 në minutën e 55-të. Meddison realizoi për Leicester ndërsa Martinelli sigloi shifrat përfundimtare në 4-2.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb