Ka nisur grumbullimi i njerëzve në Sheshin “Nënë Tereza”, aty ku Partia Demokratike do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale, në orën 17:00.

Gazetarja Dorjana Bezat sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa njofton se të rinj të PD në bashkëpunim me Policinë Rrugore kanë ndaluar qarkullimin e mjeteve në kryqëzimin e Kryeministrisë.

Trafiku është devijuar drejt ish-Bllokut. Ndërkohë, në drejtim të Sheshit “Nënë Tereza” lejohen të kalojnë vetëm mjetet e simpatizantëve të opozitës, të cilët do të marrin pjesë në hapjen zyrtare të fushatës.

 

Gjate gjithë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ka të rinj të veshur me blu, të cilësuar si “staf”, që orientojnë personat që do të marrin pjesë në hapjen e fushatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb