Man.City shpresonte shumë që Arsenal të vijonte formën shumë të mirë edhe përballë Liverpool, të ndalte “furitë e kuqe”, por kjo mbeti thjesht një dëshirë pasi armata e Jurgen Klopp kaloi me sukses këtë transfertë.

Liverpool siguroi një fitore të pastër 0-2 duke ndezur edhe një herë garën për titull në Premier League, diferenca me City kryesues tashmë është vetëm një pikë.

Pas një pjese të parë të përfunduar në barazim pa gola, Diogo Jota konvertoi në gol një asist perfekt të Thiago Alcantara. Në minutën e 62-të ishte Firmino që hipotekojë këtë sukses duke sigluar shifrat në 0-2.

Një sukses të pastër 0-2 në transfertë përballë Brighton arriti edhe Tottenham Hotspur. “Gjelat” e Antonio Conte sigurojnë një trepikësh të rëndësishëm në garën e tyre për të kapur evropën. Romero dhe Harry Kane ishin autorë të golave, nga një për çdo pjesë. Kapiteni i “tre luanëve” vendosi një rekord unik, për të ky ishte goli i 95 në transfertë në Premier League, askush nuk ka bërë më mirë se Kane në këtë pikë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb