Në kushte të tjera, nëse nuk do të ishte për kushtet e imponuara nga COVID-19, “Loro Boriçi” do të ishte “full” për sfidën e së shtunës kundër Tiranës. Tifozët e shkodranë i kanë qëndruar pranë ekipit, në forma të tjera, por në çdo rast i kanë përcjell trajnerit Brdaric dhe lojtarëve ngrohtësinë dhe mbështetjen e tyre. Përpara sfidës kundër bardhebluve, tifozët e Vllaznisë kanë gjetur një zgjidhje të veçantë për ti shprehur ekipit dashurinë e tyre.

Një banderolë gjigande është vendosur në tribunë e stadiumit “Loro Boriçi” me mbishkrimin: “Një skuadër, një ëndërr”, një gjetje e unike për ti dhënë më shumë ngjyra sfidës shekullore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb