Një tjetër ambulancë ka mbërritur paraditen e sotme në Spitalin Infektiv të kthyer tashmë në një spital COVID-19. Në pamjet e siguruara nga gazetari Erjon Skëndaj, shihet teksa ambulanca mbërrin në QSUT, ndërkohë që pritet nga stafi mjekësor.

Deri tani janë 174 persona të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, 28 të shtuar vetëm në 24 orët e fundit, ndërsa 6 të infektuar kanë ndërruar jetë. Mbrëmjen e kaluar një 71-vjeçare ka ndërruar jetë, duke u bërë viktima e gjashtë. Sipas MSH, ajo vuante nga hipertensioni.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb