Një vatër e re zjarri rrezikon banesat e Rrethit të Epër të Lezhhës.

Edhe pse nga forcat zjarfikëse është tentuar të ndërpritet vijimi i tij, ka qenë e pamundur, madje duke rrezikuar dhe jetën e dy prej tyre.

Ndërkohë që në afersi përmes rrugës së vjeter nacionale, është dërguar një zjarrfikëse, që të mundësoje ruajtjen e shtëpive rrotull kësaj vatre zjarri tejet të rrezikshme.

Shërbimet policore kanë kryer këqyrjet e vendit ku ka rënë zjarri, por ashtu si dhe në Katund të Vjetër, po ndodh e njëjta gjë, e zjarret dyshohet se po vihen në mënyrë të qëllimshme.

Erërat e forta që po fryjnë si në Mirditë ashtu edhe në Lezhë, kanë bërë që flakët të përhapen edhe më shumë, duke shkrumbuar qindra hektarë pyje dhe kullota.

Me vatrën aktuale, shkon në pesë numri i zonave që po digjen në Qarkun e Lezhës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb