MAQEDONI-Ulërima e këtyre tre ujqërve, mund të duket e friskhem për shumicën , por jo për jo për familjen Ismaili nga Tetova. Aleko, Lupo dhe Luna, janë anëtarë të barabartë të familjes Ismaili nga Tetova, e cila frikën nga kjo kafshë e egër, e zëvendësoi me dashuri. Kryefamiljari Fadili thotë se të tre ujqit, janë zbutur vetëm nga respekti që familja iu tregoi këtyre kafshëve. Ka dy vjet që ai kujdeset dhe i trajnon ujqit, në fshatin Leshkë. Fadili rrëfen për Televizionin 21, për lidhjen e veçantë që ndërtoi me këto kafshë.

“Unë e di se çfarë duan, që të më japin respekt unë ju a jap respektin. Do të thotë se kemi respekt reciprok. Vetëm i kam trajnuar. Mirëpo trajnimi im ka qenë trajnim familjarë. Mua më dhimbsëm, unë nuk dua që ta shohë fëmijën tim duke u përla. Unë i dua. Këto i ruaj për merak, qejf dhe dashuri”, u shpreh  Fadil Ismaili, pronari i ujqve.Ai thotë se ujqit e tij janë të trajnuar mirë dhe se kanë shumë dallim me ujqit e malit.

Madje tregon se gjatë trajnimit, ai i shpërblen ujqit me ushqim, dhe kështu ndërton raportin e zotuesit dhe kafshës! Fadili thotë se asnjëherë nuk ua ka matur forcat ujqve me kafshë tjera apo me llojin e tyre dhe se nuk e ka ndërmend ta bëj të njëjtën gjë. Zonja e shtëpisë Hasije Ismaili, thotë se e kishte të vështirë “miqësimin” me ujqit, kur ato i solli bashkëshorti i saj në shtëpi.

Por, me kalimin e kohës, thotë ta ketë tejkaluar frikën. Dhe, pas dy vitesh, ajo tani kujdeset për ushqimin e ujqve.

“Në fillim unë u frikësosha. Nuk kisha besim sepse janë ujq agresivë apo janë të këqij, por krejt e kundërta ishte. Sallama dhe kocka ju ziejmë sepse thonë se prej gjakut bëhen agresivë. Shtriheshin nëpër kauça. Na i ledhatonim. Po ata e ndjejnë edhe dashurinë tonë andaj sillen shumë mirë”, tha Hasije Ismaili, Zonja e shtëpisë.

Dashuri të madhe për ujqit ka edhe nipi i familjes Ismaili, Aldini Sadiki.Ai ka ardhur nga Tetova për pushime tëk familja Ismaili vetëm për të bërë qejf me ujqit.

“Kur i japim ushqim nuk duhet të ia heqim dorën sepse mund të të  gërvishtë. Kur luajmë nuk duhet të frikësohemi pasi ata nuk të kafshojnë. Vetëm se duan të luajnë”- tha Sadiki. I zoti i shtëpisë, Fadili planifikon “ta zgjerojë” familjen e ujqve, për së paku dy të tjerë. Fadili në fillim kishte blerë dy ujq, e me pas i shumoi. Për fat të keq, para dy muajve, humbi ujkonjën si pasojë e disa njerëzve të papërgjegjshëm sipas tij, që  ja vranë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: