Ka mbi 1.200 kuaj fuqi dhe e gjithë kjo fuqi është e shpërndarë në të katër rrotat 4×4, kurse autori i Golf 2 pretendon se është më i shpejtë se vetura me e shtrenjtë në botë Bugatti Chiron. Kjo deklaratë është dhënë me një video, në të cilën mund të shihen në garë më këtë Golf veturat më të shpejta sportive. Nuk ka dyshim që vetura Golf 2 është treguar tejet e fuqishme dhe ekonomike, por kurrë nuk e kemi ditur se ajo mund të shndërrohet në një “bishë” që mund të provojë 1.200 kuaj fuqi. Falë motorit tjetër të fuqishëm, shpejtësia maksimale e kësaj veture është 350 kilometra në orë. Por ajo çfarë e bën më unik këtë Golf, është fakti që për 2.53 sekonda kap shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë, kurse për 3.16 arrin në 200 kilometra në orë. Në shikim të parë kjo veturë nuk duket edhe aq e rrezikshme në pistë, por këtij Golfi i nevojiten vetëm 8.69 sekonda që të kap shpejtësinë prej 273 kilometra në orë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: