Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes ku ndodhi krimi i rëndë, ku djali vrau me sende të forta babain e tij.

Gazetari Kuçi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet nga vendi ku mbeti i vrarë 52-vjeçari Dhori Rapi, i cili jetonte në një banesë në fshatin Luar të Roskovecit, bashkë me dy djemtë e tij, me probleme të shëndetit mendor. Krimi ndodhi jashtë banesës, në një shesh me bar, ku ende duken shenjat e gjakut, madje edhe këpucët prej llastiku të viktimës.

Ata jetonin në një shtëpi, të cilën ia kishin ndërtuar familjarët e tyre, pasi të ardhura kishin vetëm pensionin që merrnin nga shtetit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb