Leipzig është kualifikuar për në gjysmëfinale të Europa League. Gjermanët mundën 0-2 Atalantën në ndeshjen e fundit, sakaq takimi i parë përfundoi 1-1.

Goli në Bergamo do vinte pas 18 minutash lojë. Laimer del mirë nga krahët. Ai gjen Nkunkun mjaft thjeshtë, me këtë të fundit që e ka lojë fëmijësh të dërgojë topin në rrjetë.

Berat Gjimshiti jo vetëm që nuk do e niste nga minuta e parë, por nuk do aktivizohej asnjë sekondë nga trajneri i bergamaskëve, Gasperini.

Goli i dytë do vinte nga Nkunku sërish. Në minutën e 88-të, francezi merr përsipër ekzekutimin e një penalltie, duke çuar topin në rrjetë. Leipzig, kështu, shkon në Gjysmëfinale dhe hedh kandidaturër për triumfin final.

 

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb