Pritej të ishte një ndeshje e vështirë për Romën dhe ashtu rezultoi. Fiorentina mori 3 pikë ndaj ekipit kryeqytatas, pas fitores 2-0.

2 gola të shpejtë do vendosinin fatin e takimit. I pari do vinte nga Gonzalez me penallti në minutën e pestë, ndërsa në të 11-tën, ish milanisti Bonaventura dyfishoi shifrat.

Trajneri i romakëve, Mourinho nuk kishte aktivizuar titullar Kumbullën, duke provuar kështu zgjedhje të tjera, por duket se ky vendim ka qenë i gabuar.

Fiore është e shtata me 59 pikë, po aq sa Roma e vendit të gjashtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb