Belgjika e ka filluar me këmbën e mbarë rrugëtimin në Botërorin e Katarit, duke marrë një fitore minimale por të mjaftueshme për sukses. Përfaqësuesja e “Djajve të kuq” triumfoi 1-0 ndaj Kanadasë.

Sfida nisi mirë për kanadezët, të cilët fitojnë penallti në minutën e 11-të, vendim i marrë ky me ndihmën e VAR. Nga pika e bardhë u nis Alphonso Davies, por Courtouis i tha jo, duke i mohuar golin.

Kur nuk shënon, e pëson. Kështu ndodhi, pasi pjesa e parë u mbyll me golin e të besuarve të Roberto Martinez. Edhe pse në fushë nuk ishte Lukaku, Batshuayi ia doli të dërgojë topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, belgët administruan në mënyrë perfekte rezultatin dhe tashmë do mendojnë për ndeshjen e radhës ndaj Marokut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: