Përbërësit
1 qepë e njomë
1 karotë
3-4 kërpudha
1 spec i kuq
1 spec jeshil
1/2 paketim alga wakame
1 paketim nudëlls (Noodles)
Salcë soja
Vaj susami
Fara susami
Majdanoz

Përgatitja
Grijmë perimet imët dhe i skuqim në vaj susami. Ndërkohe algat wakami i kemi vendosur të regjen për 15 minuta në ujë.
Pasi janë skuqur perimet, shtojmë dhe algat në tenxhere. Shtojmë dhe 4-5 lugë salcë soja dhe e heqim nga zjarri.
Ziejmë noodles dhe i hedhim në tiganin e perimeve. I trazojmë mirë dhe i servirim me fara susami lart.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: