Përbërësit
1 pako noodles
1 karotë
1 qepë të njomë
1 spec të kuq
2 kunguj të vegjël
2 thelpinj hudhër
Pak xhinxhër

Përgatitja
Fillimisht ziejmë ujin dhe hedhim noodles dhe i ziejmë sipas paketimit.

Presim perimet e holla si shkopinj (metoda julienne-zhulien). Fillojmë kaurdisjen me 3 lugë vaj ulliri, hudhrën si fillim dhe pastaj shtojmë qepët, karotat dhe specin dhe vazhdojmë skuqjen duke tundur tiganin lart poshtë.

Në fund shtojmë pak xhinxhër të grirë dhe kungujt, i kaurdisim për 2-3 minuta dhe më pas hedhim noodles me 1 filxhan kafeje me ujë. I trazojmë të gjitha bashkë dhe shtojmë salcën e sojes(opsionale). Mund të shtojmë dhe një kub koncentrat perimesh ose pule. Në fund shtojmë ca gjethe selinoje të grirë.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb