Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Vlorë, ku një 55-vjeçar humbi jetën mes flakëve, pasi banesa e tij u përfshi nga zjarri.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se Gjergji Beqiri jetonte prej vitesh i vetëm në një banesë me qira, ndërkohë që vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sipas gazetarit, ka dyshime se ai mund ta ketë vënë vetë zjarrin në banesë.

Ndërkohë, në një dëshmi për gazetarët, një fqinj i viktimës, ka rrëfyer momentet e ngjarjes së rëndë. Ai tha se ishte ora 6 e çerek e mëngjesit, kur kanë parë se nga ballkoni i viktimës po dilte tym. Fqinji tha se për viktimën kujdesej i vëllai.

“Gjergji ishte i sëmurë, i vetmuar. Ka disa vite që jeton këtu. Ishte me qira. Për të interesohej vëllai i tij. Më lajmëroi nusja që në 6 e çerek dhe më tha se; po del tym nga shtëpia e Gjergjit’. Shkoi ul linjën e korrentit. Pastaj lajmërova vëllain. Erdhën njerëz, erdhi policia dhe zjarrfikësja. Nuk arrija do të që hyja brenda, pasi tymi ishte në përmasa të paimagjinueshme. Ai ishte i sëmur, se dija se ça mendonte, pasi ka pasur probleme të theksuara. Atë e ushqente vëllai i tij. Erdhi zjarrfikësja që shoi zjarrin, se rrezikoheshin dhe banesat e tjera. I vëllai tha se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë prizë për të bërë kafen, ose duhani, pasi nuk ishte në gjendje të bënte asgjë, nuk gatuante. Çdo gjë i vinte gati nga i vëllai.”, tha Arben Aliu, fqinj i viktimës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: